Korçë, 1 qershor 2014 – Shpërthimi me eksploziv i një tubacioni i merr jetën në mënyrën më të tmerrshme një të moshuareje, duke i këputur kokën. Veç kësaj, tronditet jeta e tërë familjes Xake pasi nusja e shtëpisë e cila atë ditë mbajti në prehër trupin e vjehrrës pa kokë, pësoi shok.

Më 25 maj 2012 disa punëtorë bëjnë shpërthimin e një tubi ujitës, në fshatin Mollas të Ersekës. Në atë moment një pjesë e tubit fluturon në një lartësi prej 250 metra dhe i pret kokën të moshuarës Liljana Xake e cila në ato momente ishte në shtëpinë e saj.

“Ishte shpërthim i madh. Sapo kam vajtur në shtëpi pashë nusen time që kishte marrë në prehër mamanë me kokë të prerë. Që nga ajo ditë e kam të sëmurë. E kishte marrë në prehër pa kokë, llogarite çfarë traume psikologjike”,- kujton momente të asaj dite djali i viktimës, Gentian Xake, në një dëshmi dhënë mbrëmë për emisionin “Alarm” të Ora News.

Por për sistemin e drejtësisë këto nuk janë asgjë. Jeta njeriut nuk ka vlerë.

Për prokurorinë dhe gjykatat që kanë marrë në shqyrtim dosje, (të paktën deri tani) personat përgjegjës që shkaktuan shpërthimin janë fajtorë vetëm për akuzën e “Shpërthimit pa leje të lëndëve plasëse dhe përdorimin e tyre pa leje”, pa marrë parasysh pasojën: Një të moshuare iu pre koka duke qëndruar në shtëpi e tij, ndërsa një grua vuan pasojat psikologjike.

Si në konkluzionet e prokurorisë , por dhe në atë të gjykatës së shkallës së parë të Korçës, historia që ka shkaktuar pasoja të rënda në familjen Xake, është vetëm kalimtare.

Merren me shqyrtimin e akuzës “prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake pa leje dhe municionit në bashkëpunim” dhe shkeljes së rregullave mbi përdorimin e lëndëve plasëse.

Cfarë ka ndodhur, 

Më 23 maj 2012 kryetari i komunës Mollas nxjerr një urdhër për zhvendosjen e një tubi të vjetër të ujitjes në fshatin Mollas. Më 24 maj Ardian Emini dhe Bledar Zoja nisin të presin tubin me një mjet punje troko. Aty ishte dhe kryeplaku i fshatit Jorgo Laze. Prerja e tubit ishte e pamundur dhe dy punëtorët vendosin ta bëjnë me shpërthim me lëndë plasëse artizanale.

Për këtë arsye thërrasin Kejvi Shkëmbin, në atë kohë vetëm 22 vjeç i cili kishte shpërthyer më parë bunkerë dhe i kërkojnë të përgatisë lëndën plasëse.

Jorgo me 1.200 lekë blen 2 kg nitrat dhe 100 gram naftë. Ndërsa Ardiani merr fitilin dhe detonatorin e shkojnë tek vendi ku do të pritej tubacioni.

Më pas Kejvi përgatit lëndën plasëse në një vend më tutje dhe kthehet përsëri në vendin ku do bëhej shpërthimi. Tashmë aty është edhe kryetari i komunës Mollas Artur Nazarko.

Në vendimin e zbardhur të gjykatës së shkallës së parë të Korçës thuhet se 22 vjecari kishte dhënë garancinë se shpërthimi nuk do të kishte pasoja vetëm do të dëgjohej zhurma.

“Pasi ishte kryer shpërthimi një pjesë e tubit fluturon në një lartësi 250 metra dhe godet në kokë shtetasen Liljana Xake e cila gjen vdekjen e menjëhershme
Nga akt ekspretiza e datës 24 maj 2014 rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes nga lartësia e një cope metalike të shkëputur gjatë shpërthimit nga tubacioni ujitës. Ndërsa nga akti i ekspertimit teknik nr 186 datë 26.7 2012 lënda e cila kishte realizuar shpërthimin ishte lëndë plasëse që zëvendësonte lëndët plasëse eksplozive konvecionale si tritoli e dinamiti dhe se fuqia e saj përcaktohej nga sasia dhe raportet e përzierjes së nitratit dhe naftës” kaq thuhet për tragjedinë që ndodhi në familjen Xake në vendimin e zbardhur të gjykatës.

E gjithë pjesa tjetër, pretendimet e prokurorisë, të avokatëve mbrojtës por dhe në vendimin e argumentuar gjykata merret me vërtetimin e veprës penale të
“prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake pa leje dhe municionit në bashkëpunim”

Gjyqi 
Avokatët përpiqen të mbrojnë klientët e tyre se veprimi ishte nga pakujdesia se janë penduar, kërkojnë gjykim të shkurtuar, dhe një dënim të butë sepse të pandehurit nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore.

Prokurorët sjellin prova për të vërtetuar se të pandehurit janë fajtorë duke treguar si e kanë blerë lëndën plasëse deri në momentin e shpërthimit. Madje për Kejvi Shkëmbin djaloshin i cili doli garant se dinte të prodhonte lëndën shpërthyese kërkojnë ta trajtojnë si të mitur

Gjykata me një vendim prej 10 faqesh argumenton pse, si e qysh e kishin blerë lëndën shpërthyese, kush i kishte dhënë 1200 lekëshin për të blerë nitratin dhe kush e kishte përpunuar.

Në vendim thuhet se kanë cënuar sigurinë, jetën e njerëzve  por duke marre  parasysh pendimin e të pandehurve, rrethanat ekonomike dhe familjare japin këtë vendim:

Kejvi Shkëmbi dënohet me 2.4 vjet burg prodhuesi i lëndës narkotike
Ardian Emini dhe Jorgo Lazi dënohen me 2 vjet burg
Bledar Zoja shpallet i pafajshëm

Tre të pandehurit apelojnë për të kërkuar dënim më të butë ndërsa pikëpyetja që ngrenë familjarët është: Po për fatin e mamasë që gjeti vdekjen duke iu prerë koka teksa rrinte në shtëpi kush mban përgjegjësi? Kush mban përgjegjësi për tronditjen psikologjike të nuses së shtëpisë???

Aktualisht cështja është rikthyer për shqyrtim nga Apeli në gjykatën e Parë, por sërish në këtë dosje nuk merret parasysh fare pasoja e humbjes së jetës së një njeriu

Përmes emisionit “Alarm” djemtë e së ndjerës denoncojne

“Dy vjet kemi që e ndjekim gjyqin. Flitet vetëm për përdorim dhe përgatitje të lëndës plasëse. Nuk flitet për pasojat që erdhi që ishte vdekja e nënës tone. Jemi thjesht spektatorë. Ndjekim gjykimin por nuk flitet asgjë për nënë tone” thotë Dhimitër Xake, djali i të ndjerës.

Gentian Xake kujton ditën e shpërthimit
“Kur ndodhi shpërthimi u drodh toka vinin gurë mbi cati, mamaja jonë ishte në dritare. Si mbaroi shpërthimi mora djalin ika. Kur kam dalë nga salla kam parë kreun e komunës me duar në kokë që bërtiste. Kam vajtur drejt pallatit kam parë mamanë . Që nga ajo ditë nusen e kam të sëmurë se e kishte marrë në prehër mamanë time pa kokë, llogaritë cfarë traume psikologjike”

Kryekomunari thotë: s’kam përgjegjësi
Kryetari i Komunës Mollas të Kolonjës, Artur Nazarko heq përgjegjësinë mbi këtë ngjarjes. Ai thotë se kishte firmosur vetëm për të prerë tubin por jo përmes shpërthimit
“Nuk di për shpërthimin ata e kanë bërë sipas kokës së tyre,” tha kryekomunari për gazetarin Artin Halili.

Dy vëllezërit duan drejtësi

I vetmi apel që kërkojnë dy vëllezërit është të mos injorohet vdekja e nënës së tyre. Ata kërkojnë që fajtorët të dënohen dhe për vdeken e të ëmës.

“Duam drejtësi. Ai që e ka fajin ta marrë përsipër dhe të mbarojë çështja” thonë ata duke kërkuar që e drejta të vihet në vend përmes ligjit ashtu sic duhet në një vend demokratik dhe jo për mes vetëgjyqësisë.

/Ora news/