Durrës, 1 qershor 2014 – Reperi i njohur Rigels Rajku (Noizy) ka festuar në largësi ditëlindjen e vajzës së tij të vetme, Leandra, e cila aktualisht jeton në Angli.

Përmes qindra urimeve që Noizy ka marrë në profilin e tij në Facebook nga shumë miq dhe fansa, një urim i veçantë i ka ardhur nga deputetja e Partisë Socialiste e qarkut të Durrësit dhe njëkohësisht kryetarja e Forumit Rinor Eurosocialist në këtë qytet, Esmeralda Shkjau.

Shkjau kishte vendosur foton e Noizit me të bijën në faqen e saj, të shoqëruar me një dedikim.

Nuk dihet nëse mes reperit dhe deputetes ekziston ndonjë miqësi familjare apo nëse njihen thjesht si banorë të qytetit bregdetar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/