30 maj 2014 – Jemi vetëm dy javë para startit të Kupës së Botës "Brazil 2014" dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë se për kë ekip bëjnë tifo politikanët shqiptarë. Të gjithë e dimë që disa prej tyre janë shumë të dhënë pas futbollit, kryesisht ish presidenti Bamir Topi, ish kryeministri Fatos Nano e shumë të tjerë, të cilët i kemi parë shpesh herë edhe në stadiume.
Italia është skuadra me më shumë tifozë në politikën shqiptare. Shumica prej tyre mbështesin "Axurrët" fqinjë. Më pas vjen Gjermania e më pas Anglia, Hollanda dhe Spanja.
Edhe ato pak femra që kemi në politikë e ndjekin dhe e shijojnë shumë futbollin. Jozefina Topalli, Monika Kryemadhi, Majlinda Bregu apo Mesila Doda (kjo e fundit e ndikuar ndoshta edhe nga bashkëshorti Enkel Demi) janë tifoze të flakta të sportit më popullor në botë.
Madje disa prej tyre, sipas asaj që theksoi ditë më parë konsullata braziliane në Tiranë, kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me viza në mënyrë që ta shijojnë Botërorin nga afër. Kush do të gëzohet më shumë më 13 Korrik? Të presim e të shohim.
Ja me kë janë tifozë politikanët tanë:
Edi Rama – Itali
Ilir Meta – Hollandë
Sali Berisha – herë me Francën, herë me Italinë
Fatos Nano – Itali
Gramoz Ruçi – Itali
Saimir Tahiri – Itali
Erjon Veliaj – Angli
Blendi Klosi – Angli
Lulzim Basha – Hollandë
Spartak Ngjela – Angli
Arben Ahmetaj – Spanjë
Taulant Balla – Gjermani
Fatmir Xhafaj – Gjermani
Edi Paloka – Gjermani
Ditmir Bushati – Gjermani
Ben Blushi – Gjermani
Monika Kryemadhi – Hollandë
Jozefina Topalli – Itali
Kastriot Islami – Gjermani
Majlinda Bregu – Itali
Mesila Doda – Itali
Petrit Vasili – Brazil
Ridvan Bode – Gjermani
Paskal Milo – Gjermani
Vangjel Dule – Greqi
Aldo Bumçi – Itali
Bamir Topi – Itali
Bashkim Fino – Itali
Bujar Leskaj – Itali
Nard Ndoka – Itali
Dashamir Shehi – Angli
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





