SHBA, 29 maj 2014 – Ndarja mes një çifti ka çuar në fundin e jetës së një vajze 2 vjeçare. Gjithçka nisi kur Kimberly Lucas, nga Palm Beach në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u nda nga burri i saj. Ajo ishte njerka e njërit prej dy fëmijëve të burrit, i cili kishte një djalë 10 vjeçar, të cilin Kimberly e rriti që prej lindjes, kohë në të cilën nëna e tij e vërtetë ishte ndarë nga jeta. në të njejten kohe 40 vjeçarja kishte nje vajze 2 vjeçare me burrin e saj.
Në momentin që partneri i saj vendosi të ndahej nga 40 vjeçarja Lucas, ajo u “sul” drejt fëmijëve. Fillimisht mbyti vajzën 2 vjeçare Elliana Jamaso dhe më pas tentoi të vriste vëllanë e Ellianës, djalin 10 vjeçar, përpara se të tentonte vetëvrasjen.
Sipas policisë bëhet e ditur se para ngjarjes Lucas u vetëdrogua si dhe drogoi djalin 10 vjeçar, ndërsa vajzën ajo e futi në një vaskë me ujë dhe më pas e mbyti.
Sipas te njejtave burime, Kimberly ksihte lene nje leter lamtumire ku citonte vargje te Bibles qe i referoheshin sakrifices qe iu kerkua Abrahamit nga Zoti per te vrare djalin e tij.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





