SHBA, 29 maj 2014 – Një fëmijë i vogël, vetëm 18 muajsh, ka humbur jetën pasi është qëlluar me pistoletë në kokë nga vëllai i tij më i madh, 3 vjeç. Ngjarja e rende eshte regjistruar ne Arizona, SHBA.

Dy vogëlushët ishin dërguar nga nëna e tyre në shtëpinë e një fqinji 78 vjeçar në momentin e tragjedisë. Djali 3 vjeçar ka gjetur në shtëpinë e fqinjit pistoletën, të ngjashme me atë të kaubojsave që kishte në shtëpi, e ka drejtuar tek koka e të vëllait dhe ka shtënë.

Megjithëse nëna e fëmijëve ishte aty pranë, nuk mundi ta evitonte tragjedinë.  Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët nuk mund të bënin asgjë për të.

Policia nuk përjashton faktin që mund të ndiqen penalisht nëna e fëmijëve apo fqinji. Kjo do të vendoset pasi të hetohet në detaje, sesi arriti një fëmijë i vogël të binte në kontakt me armën e zjarrit.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/