Tiranë, 29 maj 2014 – Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për përplasjen fizike me deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prengën.
“Unë nuk jam boksier, nuk kam dashur asnjëherë të jem boksier. Kam një amanet nga im at, që thoshte se i pasur është ai që i mjafton ajo që ka. Mendoni se do më mbyllni gojën me një bandë lepujsh, se ashtu janë, po nuk do ia arrini. Lexova ato që shkruanin gazetat, por burrë që të më shtrijë mua në tokë nuk ka. Kam marrë mesazhe që t’u çaja fytyrën, por unë nuk i ndyj duart”,- tha Strazimiri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





