Durrës, 29 maj 2014 – Është shembur me shpërthim të telekomanduar pallati 9 katësh tek Shkëmbi i Kavajës, në pronësi të biznesmenit Enver Shala.
Shpërthimi dhe shembja e pallatit u realizua ashtu siç kishin parashikuar ekspertët e shenios, por fakti se pranë objekti shumë katësh që u rrëzua ndodheshin edhe godina të tjera, këto të fundit kanë pësuar dëmtime të shumta.
Tek godinat dhe bizneset rreth e rrotull janë konstatuar thyerje xhamash si dhe dëmtime në strukturën e ndërtesave. Ndërkohë gjatë kohës para dhe pas shembjes së pallatit, në zonë u shkëput energjia elektrike. Banorët e zones dhe pronaret e bizneseve ankohen per demet e shumta qe u jane shkaktuar dhe kerkojne demshperblim, pasi demet materiale qe u jane shkaktuar pritet te reflektohen drejtpersedrejti ne mbarevajtjen e sezonit turistik qe sapo ka nisur.
Për shembjen e pallatit 9 katësh u përdorën 150 kg eksploziv C4, i cili ishte vendosur në rreth 2000 vrima të hapura në të gjithë pallatin. Në pamjet e servirura nga A1 Report duket qarte momenti i shembjes se godines shumekateshe.
Për evitimin e problematikave që mund të konstatoheshin gjatë shëmbjes së pallatit shumëkatësh, policia e Durrësit, që mbështeti INUK në këtë operacion, bllokoi qarkullimin e automjeteve në rrugën interurbane kryesore dhe dytësore Durrës-Kavajë.
Pas shembjes se pallatit nisi puna per heqjen e inerteve te shperndara ne zonen perreth dhe ne aksin rrugore Plepa – Kavaje. Ky eshte shperthimi i pare i telekomanduar i nje objekti pa leje ne rrethin e Durresit.
Pallati 9 katësh, në pronësi të biznesmenit Enver Shala, nuk ishte i pajisur me dokumentacionin përkatës. Ai u bllokua rreth 2 javë më parë nga INUK, ndërkohë që disa ditë më vonë në godinë nisi të vendosej eksplozivi, i cili do të realizonte shembjen që u realizua rreth orës 15.00 të së enjtes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





