Tiranë, 29 maj 2014 – Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të PD, Kastriot Islami dhe kryeministrit Edi Rama.
Islami mori fjalën në foltoren e Kuvendit dhe që në nisje theksoi se këto që do të shprehë “do i djegin kryeministrit”. Sipas Islamit, Rama po turpëron vendin me përfaqësimet dhe diskutimet që bën me partnerët ndërkombëtarë. Me të njëjtën ironi është përgjigjur dhe kryeministri Edi Rama.
“Këtij i djeg shume çfarëdo them unë. Ky është kryeministri më qesharak më mediokër më injorant që kanë 28 vendet kandidat. U ka thënë holandezëve që nuk kemi prostitucion, por kemi prostituta dhe prostitutat na i merrni ju neve. I ka ofenduar në Parlamentin Europian, se u ka thënë se shumica nuk dinë dallimin mes statusit dhe anëtarësimit ndaj nuk na e jepni statusin. Vjen në Tiranë i lumturuar me budallallëqet e tij.
U thotë donatorëve edhe atyre gjermanë, që donacionet e juaja janë si këpucët e luftës së dytë botërore. Ky e adhuromn enverizmin dhe është enverist i tipit të Mao Ce Dunit. Është komunist pervers. Në ‘91 ka pasur 10 profesorë të lauruar në Francë dhe nuk keni asnjë në PS”, u shpreh Islami.
RAMA
Menjëherë ka repalikuar kryeministri Edi Rama që është përgjigjur gati me të njëjtën ironi. Në fjalën e tij, Rama madje përmendi dhe diktatorin Enver Hoxha ndërsa nuk kurseu akuza dhe për deputetin e PD, Berisha.
“Po të ishte Enveri këtu sot në këtë sallë, kë do njihte nga ne të tre (Berisha, Rama e Kastriot Islami)? Sigurisht sekretarin e vet të partisë dhe profesorin e vet që e bëri profesor parlamenti. Mua Enveri nuk më njihte. Mund të të qëllojë që të lindësh dhe të jesh nipi, mbesa apo vajza dhe djali i dikujt, edhe pse unë jam më shumë se krenar për tim atë dhe jam shumë i lumtur kur shoh Saliun që përkulet para Nënë Shqipëri, atje kur shkon. Ama që të jesh me mendtë e tua dhe këmbët e tua dhe të shkosh ti rrish te dera dhe mos të të hapin derën, pastaj të bësh xhiro më varkë, duke thënë se unë jap jetën për shokun Hysni e unë për shoqen Vito Kapo e adhuroj dhe të vish këtu e të merresh me të shkuarën është fatkeqëësi e madhe. Por e përsëris ne kemi një sfidë në këtë parlament dhe ndonjëherë fatkeqësisht bie pre e nivelit të ulët ku e mbani ju bisedën. Kështu që nuk kam asgjë tjetër për të thënë sot dhe të përsëris se sfida jonë është të mos biem pre e asnjë banaliteti të kësaj natyre, ndërkohë që beteja nuk është me këta por me gjithë ato probleme që këta na kanë lënë në mes të rrugës. Sa për tjetrën që Obama fliska me Kerry dhe pastaj lajmërokan Kastriotin dhe qoftë dhe dhe ai Jozef Dolli e kë përmendi tjetër i qakan hallet me Kastriotin kjo është me siguri e lidhur me kohën kur i qante hallet me atë gruan marksiste leniniste në Francë.
Sot di që ka mbetur PD në dorë të Saliut e Kastriotit, më mirë se kaq Enveri nuk do ua kishte punuar juve të Partisë suaj”.





