29 maj 2014 – Aktori Brad Pitt është goditur në fytyrë teksa po nënshkruante autografe në premierën e një filmi në Hollywood. Pitt është goditur ndërsa ishte me partneren e tij, aktoren Angelina Jolie.
Pitt ishte në premierën e filmit “Maleficent” më 28 maj kur sipas policisë, një person i identifikuar si Vitaliy Sedjuk, ka kaluar një rrethim dhe e ka goditur atë.
Aktori Pitt nuk ka marrë lëndime të rënda. Sedyuk u arrestua menjëherë nga policia dhe tashmë ndodhet pas hekurave.
Sedyuk, 25 vjeçar, është një gazetar televiziv ukrainas, i cili shpesh ka qenë pjesëmarrës në festimet në tapetin e kuq me veprime jo normale ndaj VIP-ve të kinematografisë ose muzikës.
Më parë, Sedyuk ka përqafuar aktorin Leonardo Di Caprio, është ngjitur në skenë kur këngëtarja Adele ka terhequr çmimin Grammy dhe eshte goditur me shuplake nga Will Smith, pasi e puthi atë gjatë një premiere në Moskë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





