Durrës, 28 maj 2014 – “Një korsi e dedikuar biçikletave nga Ura e Dajlanit deri në Plepa”. Ky është premtimi që bëri sot kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga OJF të ndryshme me temë “Të pedalojmë për ajër më të pastër, pa tym duhani e makinash”.  

Dhjetra te rinj iu bashkuan këtij aktiviteti në qytetin bregdetar duke pedaluar me biçikleta nga qendra e Durrësit deri në Currila.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte apeli i të rinjve për një jetë të shëndetshme dhe me aktivitet fizik.

Të rinjtë i bënë apel pushteti vendor që të realizojë projektin për vendosjen e korsisë dedikuar biçikletave, projekt ky që duke iu referuar fjalëve të kryebashkiakut do të nisë shumë shpejt nga zbatimi, pasi çdo gjë është gati. 

Aktiviteti vjen në prag të ditës ndërkombëtare kundër duhanit per mbajtjen e ambjenteve pastër dhe për një shëndet më të mirë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/