E enjte, 29 maj 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Ishte beqare, vajza 21 vjeçe shtatzënë. I ati e vret me 8 plumba”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Zbardhet debati për grushtet në Kuvend, deputetët dënohen vetëm me vërejtje

–   Rama: Donacionet e huaja, si këpucët e aleatëve gjatë luftës

–   Vendimet/ KLD, mbledhje maratonë nga mëngjesi deri në mesnatë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Familja ekzekuton shtatzënën. Dështon fshehja e krimit, policia bllokon arkivolin para varrosjes”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Berisha urdhër ish-sigurimsit: Grevë urie te Parlamenti

–   Byroja e Kuvendit vërejtje për katër deputetë, opozita bojkoton komisionet

–   Lobimi, Edi Rama ligjëratë në Hagë: Të marrim statusin në qershor

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Babai vret vajzën, familja e mbulon.  Fatmira Dushku 21 vjeç, ekzekutohet se kishte të dashur dhe ishte shtatzënë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Basha nën akuzë për dorëzim territori

–   Tjetër grevë urie në prag të vendimit për statusin

–   Shkarkohet drejtori i operacioneve speciale

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Neni 210 i Kodit Penal, Lulzim Basha rrezikon 10 vite burg për shitjen e detit, dosja në prokurori”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Skandali, ambasadorët i shkruajnë Berishës: Nuk durojmë dot të qeverisemi nga Gramoz Ruçi dhe pinjollët e Enverit, jemi gati të japim jetën për ty

–   PD strategji për sherre në Kuvend, ja lista e deputetëve që pritet të rrihen pas Strazimirit

–   Dilemat për statusin, Fatmir Toçi: Hetimi i Sali Berishës pas reformimit të drejtësisë

 

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Shpërthen Vasil Bollano: Kushti ynë për Edi Ramën, Himara e ndarë nga Labëria”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Gjykatësi i Dritan Dajtit mbrohet nga forcat speciale, Krimet e Rënda: Jemi nën kërcënim

–   Babai vret të bijën dhe e nis në varreza, autopsia: Ishte 5-muajshe shtatzënë

–   Haxhinasto: Një qendër kombëtare për monitorimin e trafikut

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Grevë dhe prapë greva! Pas grevës 8-ditore të të shkarkuarve nga administrata publike filloi greva e ish-të përndjekurve politikë pa ndalesë”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Artan Lame: Nga 7800 leje të dhëna vitin e kaluar, 5850 janë me parregullsi

–   Haxhinasto: Së shpejti hapet Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut

–   Sherri në Kuvend, PD braktis komisionet

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/