Itali, 28 maj 2014 – Aurel Zenelaj, 36 vjeç, me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali dhe me precedentë penalë, u ndalua nga policia italiane, ndërsa udhëtonte me makinë vetëm pak metra larg kuesturës së Ravenës.

Informacioni i policisë ishte i saktë, sepse në parakolpin e makinës u gjetën dy qese me 205 gramë kokainë. Aureli kishte me vete edhe 190 euro, që dyshohet se janë fryt i shitjes së kokainës.

Aureli u dërgua në burgun e Port Aureas, ndërkohë që telefoni i tij celular u sekuestrua nga policia.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/