Dibër, 28 maj 2014 – Ekspertiza mjeko-ligjore hedh poshtë pretendimet e familjarëve për vdekje aksidentale të vajzës 21-vjeçare Fatmira Dushku. Ekspertiza ka nxjerrë se vajza ka qenë 5 muajshe shtatzënë dhe është qëlluar me 8 plumba. 21-vjeçarja dyshohet të jetë vrarë nga babai i saj Doksan Dushku, që ka pranuar autorësinë e krimit para grupit hetimor.
 
Policia ka shoqëruar në komisariat babanë dhe dy vëllezërit e vajzës. Babai i vajzës duket se e ka kryer krimin për të vënë në vend sipas tij nderin e familjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në Dibër, në fshatin Sllovë të Dibrës, ku 21-vjeçarja Fatmira Dushku dyshohet se është qëlluar për vdekje nga familjarët e saj, të cilët tentuan ta varrosnin me të shpejtë vajzën për të evituar zbulimin e krimit..