Itali, 28 maj 2014 – Gjykata e qytetit Kieti (Chietti), Itali, filloi gjykimin e një bande italo-shqiptare me 17 anëtarë, katër prej të cilëve shqiptarë. Banda merrej me shpërndarjen e kokainës në zonën e Kietit.
Hetimet e karabinierisë italiane kishin filluar që në vitin 2009 për këtë bandë.
Shqiptarët e akuzuar për shpërndarje kokaine janë:
– Bardhok Dreni, 45 vjeç
– Denis Saliu, 25 vjeç banues në Kieti
– Artan Sula, 39 vjeç banues në Trento
– Julian Zefi, 33 vjeç banues në Ortona
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





