Greqi, 27 maj 2014 – Një shqiptar 19 vjeç, u arrestua në Greqi, sepse akuzohet se ka përdhunuar një grua amerikane 29 vjeçe. Ajo e akuzoi të riun shqiptar, i cili u arrestua në orët e para të së dielës, më 25 maj, në ishullin Mykonos.
Gruaja shkoi mëngjesin e së dielës në stacionin e policisë dhe u ankua se ishte përdhunuar disa orë më parë. Ajo deklaroi para oficerëve të policisë greke se ndërsa po argëtohej në një bar, takoi shqiptarin, i cili pas pak minutash e shoqëroi jashtë dhe e detyroi të kryente mardhënie seksuale. Policia po verifikon 2 dëshmitë, si të turistes amerikane, ashtu edhe pretendimin e emigrantit shqiptar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





