SHBA, 27 maj 2014 – Sipas revistës Star, artistja e njohur Julia Roberts është duke u ndarë nga bashkëshorti pas 12 vitesh martesë. Burimi i paidentifikuar ka thënë se martesa e çiftit të famshëm është në krizë prej një kohë dhe se çifti me siguri do të do të ndahet. Revista Star pohon se beteja gjyqësore do të kushtojë 225 milionë dollarë.
Shkak për ndarjen është gjoja frika e Julias se bashkëshorti me të cilin është martuar 12 vjet më parë, po e tradhton. Artistja gjithmonë kishte dyshime, sepse bashkëshorti i saj ka qenë i martuar kur e kishin nisur romancën.
Burimi i ka thënë revistës se artistja çdo ditë e kontrollon telefonin cellular të bashkëshortit dhet zëra për krizën e martesës së tyre kanë filluar kur Julia filloi të paraqitet e vetme nëpër ceremoni të ndryshme. Julia dhe Daniel kanë tre fëmijë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





