27 maj 2014 – Çfarë të keqe ka në kënaqësinë seksuale për çdo ditë? A mund të lëndohemi duke bërë seks, apo rrezikon të kthehet në problem psikik?

Asgjë të keqe nuk ka në kënaqësinë seksuale për çdo ditë, derisa të dy partnerët të jenë të kënaqur dhe të jetojnë jetën të balancuar. Seksi më shumë se një herë në ditë konsiderohet dukshëm më i shpeshtë se mesatarja, e cila është diç më pak se dy herë në javë, thotë Gabrielle Morrissey.

Mirëpo, shumica e çifteve të cilët në fazën e muajit të mjaltit ndiejnë dëshirë për njeri – tjetrin shumë shpesh e praktikojnë seksin për çdo ditë. Kjo është krejtësisht në rregull. Kjo është pjesë e jetës së shëndetshme seksuale, prandaj e ruan epshin që ndiejnë partnerët për njëri-tjetrin.

Nëse partnerët janë për një kohë goxha të gjatë në lidhje, p.sh. disa vjet, dhe akoma për çdo ditë kënaqen duke bërë seks, shumica do të thonë: “Si po e arrijnë një gjë të tillë”, apo “Ku qëndron sekreti i tyre?”

Pa marrë parasysh a jeni “single” apo keni partner, ekzistojnë edhe disa shenja të cilat mund të tregojnë që seksi i përditshëm nuk është edhe aq i shëndetshëm, prandaj edhe mund të përkufizohet me varësi seksuale apo dashurore.

Nëse shumë shpesh mendoni për seksin, kërkoni seks gjatë pjesës më të madhe të ditës apo të natës dhe prej kësaj nuk mund të fokusoheni në punë, në mësime apo në obligime ditore, atëherë vërtet kjo gjë është problem.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/