27 maj 2014 – Ka lindur në qelinë e saj, duke sjellë në jetë një fëmijë të seksit femër, gruaja kristiane, e cila është dënuar me vdekje në Sudan. Meriam është dënuar për veprën penale të braktisjes. Ato që kanë dhënë lajmin kanë qenë mediat ndërkombëtare.
Amnesty International Sudan ka bërë të ditur për NBC News se “do t’u kërkojnë autoriteteve sudane të garantojnë sigurinë e Meriam dhe fëmijës si dhe ta lënë atë të lirë në mënyrë të menjëhershme. Nuk e kanë çuar as në spital. Është transferuar vetëm në klinikën e burgut, ku edhe ka sjellë në jetë fëmijën e saj”, – është shprehur avokati mbrojtës i 27 vjeçares për Telegraph. Ai ka shtuar se nuk është lejuar as i shoqi e as avokati që ta takojnë.
Bashkë me të renë, në burg është edhe fëmija i saj i parë, 20 muajsh. Përveç dënimit të përjetshëm, ajo është dënuar edhe me 100 të rrahura kamxhiku, për shkak se ligji nuk e njeh martesën e saj me Daniel Wani.
E vogla është quajtur Maya dhe peshon 6 kilogramë. Aktualisht, të dyja janë mirë me shëndet, por nuk kanë mundur të largohen ende nga burgu i Khartoum. Ligji e parashikon që brenda ditës, fëmija duhej të ishte takuar me të atin. Sipas avokatit të Meriam, beteja vazhdon.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





