SHBA, 27 maj 2014– Para pak ditësh, Elliot Rodger tronditi opinionin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vrau gjashtë persona në një zonë të populluar kryesisht nga studentë në Kaliforni.

Përpara se të niste tërbimin e tij, ai kishte postuar në internet një manifest, të mbushur me urrejtje ndaj femrave.

“Do masakroj çdo kuçkë bionde që më del përpara,” shkruante 22- vjeçari.

Duket se urrejtja e tij ndaj femrave ka lindur pikërisht nga kjo modele bionde, e quajtur Monette Moio.

Në manifestin e tij, vrasësi i virgjër, Elliot Rodger thoshte se ajo është një ‘k… djallëzore’.

Biondia bukuroshe e tallte dhe e përqeshte Rodger, pasi ata u takuan në shkollë.

Manifesti me 141 faqe po komentohet shumë në internet.

Rodger vrau tre veta në shtëpi, përpara se të dilte dhe të qëllonte për vdekje tre të tjerë.

Në fund ai i dha fund jetës.

Babai i modeles, John Moio, ka mbrojtur vajzën e tij, duke thënë se është qesharake të thuhet se ajo ka pasur ndikim në këtë shpërthim të një vrasësi masiv.

“Mund të ketë bërë ndonjë shaka me të, por ishin fëmijë,” tha ai.

Megjithatë, ai tha se vajza e mbante mend atë si një fëmijë të çuditshëm.

Rodger, djali i një ndihmësregjisori të njohur, jetonte mes të mirave.

Ai kishte postuar në internet foto me makina dhe bizhuteri të shtrenjta.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/