Itali, 4 maj 2014 – Në vitin 2009, karabinierët e qytezës së Valdanos në Provincën e Vincencës (Vincenza) arrestuan Klajdi Vuksanin, 22 vjeç në atë kohë, sepse i gjetën gati 1.5 kg hashash.
Kur karabinierët tentuan të kontrollonin banesën e Klajdit, e gjithë familja e tij; babai, nëna dhe motra u përleshën me karabinierët duke u shkaktuar dy prej efektivëve të rendit plagë të lehta. Familja shqiptare tentoi të ndalonte karabinierët të kryenin kontrollin e banesës.
Tashmë 5 vjet më vonë e gjithë familja duhet të paraqitet në gjyq, sepse u paditën nga karabinieria për pengesë me dhunë të nëpunësit publik.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





