Krujë, 2 maj 2014 – Një teqe ka rënë pre e një grabitjeje nga persona, të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia lokale. Vjedhja është konstatuar nga personi me inicialet F.K, i cili është i punësuar pranë kësaj teqeje në Krastë të Krujës.

55-vjeçari ka vendosur të denoncojë vjedhjen, sapo ka zbuluar se në vendin e shenjtë ishte vjedhur arka e parave gjatë natës.

Ai ka deklaruar se në këtë arkë është marrë një shumë prej 250 mijë lekësh të rinj. Pas denoncimit, uniformat blu janë duke vijuar hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprën penale të “Vjedhjes”. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/