Tiranë, 2 maj 2014 – Tetëdhjetë për qind e shqiptarëve e konsiderojnë mjaft të përhapur fenomenin e kërkimit të favoreve seksuale në punë. E dhëna vjen përmes një sondazhi të kryer nga HeadHunterdhe Instituti EUNACAL mbi tregun e punësimit në Evropën Juglindore.

Pyetësori ka pasur gjithsej 70 pyetje”,- tha Alban Nelaj, drejtori i EUNACAL. Të dhënat e këtij raporti nuk janë optimiste sa i përket të dhënave për vendin tonë , ku 80 % e të anketurave mendojnë se kërkohen favore seksuale për të fituar një vend pune. Por vetëm 2% e femrave të punësuara kanë pranuar të kenë kryer seks në vendin e punës, kundrejt 12% të meshkujve që pranojnë të kenë marrëdhënie intime me kolegë apo vartës.

Votimi është kryer nga data 15 shkurt deri në 12 prill 2014.

Sipas EUNACAL në sondazh janë intervistuar 1847 shqiptarë. 80% e tyre i janë përgjigjur “po” pyetjes “Sa i përhapur është fenomeni i kërkimit të favoreve seksuale në punë (disi dhe shumë i përhapur)”. 

Sondazhi nxjerr në pah se vetëm 2% e femrave shqiptare kanë pranuar “Marrëdhënie seksuale të punonjëseve me kolegë/vartës/eprorë”, ndërkohë që 98% kësaj pyetjeje i janë përgjigjur negativisht. Nga ana tjetër, 10.2% e meshkujve shqiptarë janë përgjigjur “po” për marrëdhëniet seksuale me koleget e punës, 1.2% po për raportet me eproret, 0.83% po me vartëset. Ndërkohë që 88.3% e meshkujve shqiptarë kanë thënë se nuk kanë pasur kurrë raporte seksuale në punë.

Anketimi ka përfshirë 10 mijë përsona në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë Hecergovinë.  Tjetër e dhënë që tërheq vemendjen në këtë raport janë edhe bindjet politike, që sipas të anketuarve kanë rëndësi në 47 % të rasteve për të filluar një punë.

Po ashtu 40% e të anketuarve kanë deklaruar se janë ndier të diskriminuar kur janë marrë në intervistë për një vend pune, për shkak të vendlindjes, theksit apo edhe besimit fetar. Një tjetër e dhënë interesante e këtij studimi është se 21% e shqiptarëve punojnë pa kontrata pune, përkundrejt 10% në Maqedoni.

Mesa vihet re nga studimi, seksi dhe bindjet politike janë shanset më të mëdha për t’u shfrytëzuar për të gjetur një vend pune në Shqipëri.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/