E premte, 2 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Kushtet shtesë/ Reforma, 40 vite punë për të fituar pension”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Blushi: Në Parlament janë shtuar izolatrikët e psur afër pushtetit që nuk e duan Europën

–   Në 2 dhe 3 maj, shkolla e policisë, 856 vajzat që do të ritestohen

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Xhihadistët, përgjimet dhe implikimet e policisë”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Dokumenti, rimbursimi i TVSH, Prokuroria: 13 firmat fantazëm që morën 16 milionë euro

–   Dëshmia, rrëfehet 30 vjeçarja që vrau foshnjën: E bëra për të shpëtuar martesën

–   Militantja e PD sherr me Ramën dhe Veliaj për punë. Veliaj i ofron punë me 1 mijë euro, por e refuzon

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Ku i fle lepurushi Gridës”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Lekë me thasë. Si u vodhën 5.5 milion dollarë në Tatime (!)

–   Cez ka ngarkuar 15 faturistë për “shërbime të veçanta”?

–   Kush ishte gruaja e incidentit me Ramën dhe Veliajn në Panairin e Punës

–   Raporti për drogën shqiptare: Linjat që përdoren dhe lidhjet me Turqinë

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “SHIU përgjoi ambasadorët. Akuza direkte për imamin dhe kupolën e Forcave të Armatosura. Intervista e ministres Kodheli”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Dosja e mashtrimit 6 milionë euro. Gjashtë zyrtarë dhe dy biznesmenë para gjyqit

–   Rama: Hapëm 25 mijë vende pune në 6 muaj

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “6 zyrtarë tatimesh në gjyq. Si u vodhën 5 milionë euro me firma fantazmë. Zbardhet skema e plotë e vjedhjes me kompani që falimentonin menjëherë pas rimbursimit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   PS paralajmëron ashpër Llallën: Nga 300 dosje, ke hapur vetëm 10

–   Blushi: Nuk do t’ju lënë të filmoni Kongresin e PS, kur do të ndryshohet Statuti

–   Të shkarkuarit, protestë në Panair, Rama: Ky është delegacion i SHQUP-it

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Ben Blushi: Në PS ka pakënaqësi të heshtur. Njerëzit në PS janë të zhgënjyer nga mosrespektimi i Statutit të PS-së, nga mosbërja e kongresit dhe nga mospunësimi i tyre”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   'Cironkat' e tatimeve në gjykatë, 'krokodilët' të lirë

–   INSTAT: Papunësia në Shqipëri vazhdon të rritet

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Familjarët e të vrarëve të 21 janarit apel prokurorisë të marrë të pandehur Berishën dhe Bashën, padia e re pas vendimit të Gjykatës së Lartë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   SHBA dhe NATO presion për tërheqjen e komisionit hetimor për drogën në ushtri, mazhoranca ngrin punimet

–   Skandal në drejtësi, Bujar Nishani mban peng 23 gjykata, nuk pranon emërimin e kryetarëve, i kontrollon me të komanduar

–   Shtohen konfliktet në PD, Genc Pollo sherr me Astrit Veliajn për kontrolin e partisë në Berat

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/