2 maj 2014 – Edhe pse do të duket si një thashethem web-i, në të vërtetë përfundimi është arritur nga një studim i mirëfillte shkencor. Sipas këtij studimi ka dalë se femrat me fundshpinë më të gjërë janë më të predispozuara për aventura të një nate të vetme.
Arsyeja lidhet me procesin e lindjes, i cili tek këto femra është më i lehtë dhe më pak traumatizues.
Kërkuesit e Universitetit të Leeds kanë studiuar rastet e 148 femrave të cilat kishin përmasa më të gjëra, të cilat i janë përgjigjur pyetjeve që kishin të bënin me jetën e tyre seksuale, moshën, kohën e humbjes se virgjërisë, numrin e partnerëve që kishin pasur.
Përfundimi ishte se ato femra të cilat kishin më shumë aventura që fillonin e mbaronin brenda një nate, ishin pikërisht ato më të pasme më të bëshme.
Colin Hend, drejtuesi i këtij studimi, pranon se kjo lidhet me lindjen, e cila tek këto femra është më pak traumatizuese, gjë që mesa duket ndikon edhe në aktivitetin seksual të tyre të mëpasshëm, të cilin e bën më të lire dhe të interesuar pikërisht ndaj seksit rastësor.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





