Angli, 1 maj 2014 – Gjykata angleze e qytetit të Bedfordit e dënoi shqiptarin Agim Kolaj me 27 muaj burg për favorizim emigracioni klandestin. Agimi jeton prej 14 vjetësh në Angli. Ai nuk ka asnjë precedent penal, madje është i martuar me një shtetase europiane.

Në 10 dhjetor 2013, vëllai i tij që vinte nga Greqia, hyri ilegalisht në Angli bashkë me 19 shqiptarë të tjerë.

Në Francë, një bandë kriminelësh shqiptarë kishte rekrutuar kundrejt pagesës një sllovak, shofer kamioni frigoriferik, për të transportuar në Angli 20 emigrantë ilegalë shqiptarë.

Agimit iu kërkua,që me furgonin e tij të trasportonte nga kamioni frigoriferik për në brendësi të Anglisë jo vetëm të vëllain, por edhe 19 klandestinët e tjerë, përndryshe i vëllai do mbahej peng në kamionin në fjalë.

Gjatë transportit me furgon Agimi dhe klandestinët e tjerë u kapën nga policia angleze.

Nga dashuria për vëllain, Agimi tashmë duhet të vuajë 27 muaj burg.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/