Itali, 30 prill 2014 – Një skenë e denjë për filmat western. Kështu mund të konsiderohen imazhet filmike të videos së mëposhtme ku duket qartë një shtetas somalez, i cili meqë nuk arriti të ngjitej në trenin që nisej nga Roma dhe shkonte në aeroportin e Fiumicino-s, gjeti një zgjidhje mjaft origjinale. Hipi në një nga ganxhat e prapme të trenit dhe ashtu shpresoi të vazhdonte udhëtimin deri në stacionin më të afërt.
Por personeli i hekurudhës, i lajmëruar nga operatorët e shërbimit të mbikqyrjes, e ndaloi menjëherë trenin, që kishte nisur udhëtimin për rreth disa qindra metra. I riu, kur u ndalua nga forcat e rendit, u justifikua me faktin se meqë kishte mbërritur me vonesë rrezikonte të humbiste udhëtimin për në Siçili. Për këtë shkak ai u detyrua të bënte këtë zgjedhje ekstreme.
Por pavarësisht kësaj nuk arriti t’i shmangej akuzës së ngritur ndaj tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





