SHBA, 30 prill 2014 – Muskuj të tonifikuar, më pak sëmundje kardiovaskulare, më pak shqetësime në fazën e menopauzës. Këto janë disa prej avantazheve të një jete seksuale intensive dhe të rregullt.
Do të jesh mirë? Bëj dashuri çdo ditë. Nuk është provokim, por një rezultat i një studimi të fundit nga Universiteti Belfast, i cili është publikuar në revistën shkencore ‘Health’.
Të bësh seks rregullisht të ndihmon të mbash muskujt të tonifikuar dhe format trupore, por nga ana tjetër të ndihmon të luftosh sëmundjet kardiovaskulare. Një arsye tjetër pse seksi duhet bërë përditë është se ju bën të keni gjithnjë humor të mirë, duke stimuluar prodhimin e serotoninës.
Por nuk ka mbaruar me kaq. Studimi tregon se një jetë seksuale intensive do të parandalonte plakjen, ndërsa me kalimin e kohës thuhet se parandalon edhe disa lloje tumoresh.
Kjo sjellje nuk këshillohet vetëm për të rinjtë, por edhe ata që kanë tashmë një farë moshë. Për gratë në menopauzë seksi i përditshëm ndihmon në pakësimin e shqetësimeve që sjell kjo fazë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





