SHBA, 30 prill 2014 – Rreth një muaj më parë, studentja amerikanë e mjekësisë nxori virgjërinë në shitje. Në faqen e internetit të hapur me këtë qëllim, vajza publikoi foto të saj, por pa e treguar asnjëherë fytyrën.
Studentja, që u prezantua me emrin Elizabeth Raine, thotë se është 27 vjeçe dhe se nuk ka bërë asnjëherë seks. Që nga 31 marsi, datë kur nisi ankandi, ajo ka marrë një sërë ofertash, më e larta e të cilave është 550 mijë dollarë.
E meqë ajo nuk është e kënaqur akoma nga shuma e ofruar ka vendosur që të zbulojë edhe fytyrën e saj, duke shpresuar që të marrë akoma oferta deri kur ankandi të mbyllet më 7 maj.
Studentja thotë se ka kaluar fëmijërinë në Arabinë Saudite, kurse mamaja i ka vdekur kur ishte 10 vjeç. Ajo nuk e mohon faktin që mund të bjerë në dashuri me personin që do t’i blejë virgjërinë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





