Durrës, 30 prill 2014 – Policia e Durrësit ka arrestoi mbrëmjen e së dielës në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar 46-vjeçarin David Lekaj, i cili akuzohet për vrasjen mizore të së dashurës së tij para 18 vjetësh.  Ngjarja e rëndë bëri bujë në atë kohë në Itali i ka fillesat më 5 tetor të vitit 1996.

Policia italiane gjeti në frigorifer në një banesë të fshatit Shën Helens në zonën e Kaliarit trupin e pajetë 24-vjeçares Anila Hetaj, 6 ditë pas vrasjes.

Mësohet se, shqiptari e vrau të dashurën Anila Hetaj, pasi kjo e fundit nuk i bindej që të punonte prostitutë. Ai është munduar ta detyrojë vajzë me dhunë që të dalë në rrugë, por s’ia ka dalë dot.

Sipas medieve italiane, shqiptari e ka përdhunuar më parë të dashurën e tij e më pas e ka rrahur aq shumë 24-vjeçaren, saqë ajo kishte gjetur vdekjen nga dëmtimet e marra në trup, sidomos në pjesën e gjoksit dhe në kokë.

Për t’i fshehur gjurmët e vrasjes, David Lekaj, e ka futur trupin e të dashurës në frigorifer. Policia e vendit fqinj, pasi gjeti trupin e masakruar të vajzës së re shqiptare u vu në ndjekje të të dashurit të saj, David Lekaj, por nuk mundi ta arrestonte sepse ai ishte kthyer në Shqipëri.  

Drejtësia italiane e ka dënuar shtetasin David Lekaj në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen mizore të së dashurës. I dënuari me burgim të përjetshëm kishte mundur të fshihej drejtësisë italiane, pasi për 18 vite përdorte identitet të rremë.

Aktualisht David Lekaj me origjinë nga Shkodra ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje të ekstradimit nga Shqipëria në Itali.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/