·        Deputeti Kruja denoncon rastin flagrant të zaptimit të parcelës së qytetarit, nga përfaqësuesi i shtetit

Tiranë, 30 prill 2014 – Partia Demokratike ka akuzuar sot shefin e task-forcës së INUK, Alket Hyseni, për zaptimin e pronës private të një qytetari në Golem. Deputeti i PD-së, Keltis Kruja e quajti këtë një akt banditesk dhe të frikshëm të marrjes së pronës me dhunë, nga një përfaqësues i shtetit, duke abuzuar me postin dhe lidhjet qeveritare që gëzon. 

“Kemi paralajmëruar publikun për instalimin e oligarkisë në vend. Po denoncojmë sot një rast tipik, se çfarë bëjnë në terren ushtarët e dyshes Rama-Meta, kur kjo dyshe shkel Kushtetutën, shkel ligjin, merr kompetencat e Presidentit, dhe kap çdo institucion të pavarur të vendit. Një shef i task-forcës së INUK, Alket Hyseni, ka zaptuar pronën private të një qytetari në Golem, në mes të ditës dhe nën hundën e të gjithë institucioneve. Historia është kjo. Fatmir Musaj ka ndërtuar një fshat turistik. Shefi i INUK-ut të Edi Ramës ka blerë më parë aty një vilë. Jo vetëm që nuk ia ka shlyer të gjithë pagesën investitorit të fshatit turistik, por tani që ka marrë detyrën e rëndësishme, i thotë pronarit se ka ndërmend ti marrë edhe parcelën ngjitur me vilën e tij, ende të papaguar. Dhe ashtu bën, e rrethon, e betonon, dhe e bën të tijën.”,– deklaroi deputeti demokrat. 

 

Deklarata e plotë e deputetit Keltis Kruja

Kemi paralajmëruar publikun për instalimin e oligarkisë në vend.

Po denoncojmë sot një rast tipik, se cfarë bëjnë në terren ushtarët e dyhes Rama-Meta, kur kjo dyshe shkel Kushtetutën, shkel ligjin, merr kompetencat e Presidentit, dhe kap çdo institucion të pavarur të vendit.

Një shef i task-forcës së INUK, Alket Hyseni, ka zaptuar pronën private të një qytetari në Golem, në mes të ditës dhe nën hundën e të gjithë institucioneve.

Historia është kjo. Fatmir Musaj ka ndërtuar një fshat turistik. Shefi i INUK-ut të Edi Ramës ka blerë më parë aty një vilë. Jo vetëm që nuk ia ka shlyer të gjithë pagesën investitorit të fshatit turistik, por tani që ka marrë detyrën e rëndësishme, i thotë pronarit se ka ndërmend t'i marrë edhe parcelën ngjitur me vilën e tij, ende të papaguar. Dhe ashtu bën, e rrethon, e betonon, dhe e bën të tijën.

Investitori ankohet në polici. Ankohet tek INUK. Ankohet kudo, po nuk gjen zgjidhje. Punimet vazhdojnë.

Pronari i tokës ka bërë kallzim në Prokurori.

Partia Demokratike e denoncon këtë akt banditesk e të frikshëm të marrjes së pronës me dhunë, nga një përfaqësues i shtetit, duke abuzuar me postin dhe lidhjet qeveritare që gëzon.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë që të hetojë menjëherë dhe të vërë para përgjegjësisë këtë shef të INUK-ut të Edi Ramës.

Ky është një precedent i rrezikshëm për Shqipërinë dhe një këmbanë alarmi për mungesën e sigurisë juridike, që tregon se qytetarët janë krejt të pambrojtur nga ligji, nga shteti, dhe se në Shqipëri nën dyshen Rama-Meta, është instaluar rregulli i xhunglës, ku fiton më i forti.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/