30 prill 2014 – Alessandra Graziottin, drejtoreshe e qendrës se gjinekologjisë ne San Rafafele di Milano, rrëfen përfundimet e një studimi të qendrës se saj.
Sipas doktoreshës dëshira e një femre është shprehje e energjisë vitale të saj e orientuar për nga kahja seksuale.
Me poshtë ajo rendit edhe tre faktorët kryesore që frenojnë dëshirën e një femre për të bërë dashuri. Si një nga arsyet kryesore ajo renditet mungesën e gjumit. Përgjithësisht femrat janë të shtrënguara të reduktojnë orët e gjumit për shkak të një mijë e një gjerave që ato duhet të bëjnë.
Pas kësaj, doktoresha rendit gjendjen e anemisë. Anemia është faktor i rëndësishëm që çon në depresion, dhe ky i fundit renditet në vendin e parë të shkaktareve që frenojnë libido-n femërore.
Dhe në vend të tretë doktoresha rendit mungesën e hormoneve, e cila sipas saj është në bazën e mungesës se dëshirës femërore për seks. Për ta ilustruar, ajo përdor edhe një metafore, sipas se cilës, një femër e re është si një Ferrari pa benzine. Furnizoje me lenden djegëse dhe…
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





