Belgjikë, 29 prill 2014 – Zgjodhi Belgjikën duke ia mbyllur derën përfaqësueses kuqezi, por mund të mos udhëtojë drejt Brazilit për Kupën e Botës. Adnan Januzaj është përfshirë në listën paraprake prej 27 futbollistësh të hartuar nga Marc Wilmots, megjithatë ylli në shkëlqim i Manchester United duhet të bindë më parë në fushën e blertë para se bëhet pjesë e grupit të lojtarëve të Belgjikës që do të luajnë në botëror.
Sipas Wilmots, 19-vjeçari ka zhvilluar 27 ndeshje për Manchester United, duke treguar nivel të lartë. Ai mund të luajë në krah si numër 9 dhe mund të jetë shumë i nevojshëm për faktin se mungon Christian Benteke, por talenti me origjinë nga Kosova mund të përfshihet në listën përfundimtar vetëm pasi të bindë në seancat stërvitore.
Grumbullmi i Januzajt në përfaqësuesen e Belgjikës nuk është pritur mirë nga sulmuesi i Evertonit, Kevin Mirallas, i cili ka paralajmëruar probleme në dhomat e zhveshjes nëse Wilmots e grumbullon në botëror, duke lënë jashtë lojtarë që kanë kontribuar në eliminatoret e botërorit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





