29 prill 2014 – Sipas një studimi të kryer nga studiuesit në Kenia, meshkujt me organ gjenital të përmasave mbi normalen tradhtohen më shpesh nga partneret e tyre, sesa meshkujt me përmasa normale.

Studimi i kthyer është bazuar në informacionet e marra prej 545 grave në një zonë bregdetare, me popullsi që më së shumti merrej me peshkim.

Përfundimet e këtij studimi janë botuar me pas ne PLOS ONE. Sipas studiuesve, ndryshe nga ç’mund të mendohej, janë pikërisht femrat që kanë partnerë me organe seksuale mbi normë, të cilat tradhtojnë më shumë.

Arsyet sipas vetë femrave të pyetura, lidhen pikërisht me përmasat. Ato treguan se preferojnë të tradhtojnë, pikërisht për shkak të pakënaqësisë që marrin gjatë aktit seksual dhe për shkak të dhimbjeve që e pasojnë atë.

Ndërkohë, gratë me partnerë normale të pyetura për sa me sipër kanë treguar se kanë qenë më besnike ndaj partnerëve të tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/