E martë, 29 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Dy propozimet, pensionet, zbulohet formula e skemës së re”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Kadare: Letrat erotike që më dërgonte Dhora Leka, pse dështoi kurthi i sigurimit ndaj meje
– Plumba makinës, atentat me armë djemve të kreut të komunës Farkë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Legalizimet, s’ka vetëdeklarime. Kryeministri përsërit premtimin elektoral”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Greva e urisë, ish-të përndjekurit padi penale ndaj Berishës
– Sulm me armë, "Benz-it” luksoz të djemve të Fatbardh Plakut
– Shëngjin, gjendet një këmbë njeriu në bregdet
GAZETA DITA hapet me shkrimin “2 miliardë euro për 137 km”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Dossier: Policia ka kapur qindra kg tritol por … ç’po ndodh me C4-n?
– Ismail Kadare: Kam bërë shumë armiq
– Një rrëfim për Nishanin, Berishën, Imamin, Pashkon dhe Hajdarin
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Skema e pensioneve, të gjitha ndryshimet. Zbulohet dokumenti final, rritja e moshës deri në 67 vjeç dhe e kontributeve deri në 40 vjet”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Intervista/ Ismail Kadare: Provokimet e Sigurimit të Shtetit
– Edi Rama: Legalizohen ndërtimet e padeklaruara
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Sërish në shënjestër, “ultimatum” me plumba shotguni mbi dy djemtë e Plakut. Një muaj pas atentatit me antitank, Fatbardh Plaku vihet sërish në shënjestër. Dy persona me motor qëllojnë me “shotgun” në drejtim të makinës ku ndodheshin dy djemtë e tij 19 dhe 14 vjeç”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Universitetet shtetërore dhe private: Vetëqeverisëse dhe jofitimprurëse. Del raporti i parë i Komisionit për Reformën e arsimit të lartë
– Kodheli bën “paqe” me Visho Ajazin, Arvizu: Sekretet të mos dalin në publik
– Rama zbardh legalizimet: Ja Kush përfiton falas dhe me ulje
– Reforma territoriale, harta e re e Shqipërisë me 42 bashki
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Shtyp i lirë apo media mafioze? Duhet miratuar ligj se ku i kanë marrë lekët për të financuar mediat. Nëse parlamenti e miraton, gjysma e pronarëve mediatikë ikin nga media, një pjesë shkojnë në burg dhe mbeten ata që median e kanë profesion e ideal”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Genc Boga dhe Nikolin Jaka: Të forcojmë rolin e avokatit të tatimpaguesve
– Meta: Kosova dhe Maqedonia, të jenë pjesë e Nismës Adriatiko-Joniane
– Kreu i PD, Basha: Nuk tërhiqemi nga transparenca për drogën
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Arvizu Fshikullon Visho Likën: Mos nxirr në publik informacionet secrete të ushtrisë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Shkëlqim Ganaj kontroll noterive, në sitë ish-ministrat dhe familjarët e Berishës që po shesin pasuritë e padeklaruara
– PS i heq të drejtën e dekretit Nishanit për rektorin e universitetit, shkurtohen kompetencat e presidentit
– Shtrëngim duarsh Kodheli-Visho Lika apo buzëqeshje hipokrite për të lënë në derë “kopilin e drogës”?
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





