SHBA, 29 prill 2014 – Altin Hasani, 40 vjeç do të ekstradohet në Shqipëri nga SHBA-ja, pasi Gjykata Federale e Kolumbias e quajti të mbështetur me ligj kërkesën e Interpol Tiranës për ekstradimin e shqiptarit. Gjykata shqiptare e ka dënuar atë me vendim të formës së prerë me 20 vjet burg në vitin 1999, për vrasje me paramendim. Ky vendim u dha, sepse Altini kishte vrarë me thikë shtetasin shqiptar Niko Bleta në fillim të viteve 90-të.

Në vitin 2011, Altini, që ishte prej kohësh resident me leje qëndrimi (Green Card) në SHBA, aplikoi për t’u bërë nënshtetas amerikan. Gjatë verifikimit të kujdesshëm të aplikimit të tij u zbulua që Altini kërkohej për vrasje nga autoritetet shqiptare.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/