Itali, 28 prill 2014 – Karabinierë të veshur civilë neutralizuan një bandë ndërkombëtare hajdutësh të përbërë nga një tunizian, një italian si dhe nga shqiptari Gjergj Hilacukaj, 37 vjeç, me precedentë penalë.  Hilacukaj figuron tw jetw shitës ambulant me adresë: VIA Domenico Flabanico, nr. 13, në qytetin e Padovës. Ata u kapën, ndërsa po vidhnin alumin në sasi të mëdha në Padova, në  ndërtesën “Il Palazzo Degli Specchi”.

Karabinierët, krahas arrestimit të tre keqbërësve, sekuestruan edhe një veturë tip Pezho, si edhe veglat e “zanatit”, të përdorura nga banda për të kryer këtë vjedhje.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/