Durrës, 28 prill 2014 – Një konflikt mes dy familjeve mirditore ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 në Durrës. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur një 48-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Përplasja mes dy familjeve ka ndodhur në zonën pranë Vilës së Zogut në Durrës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, fqinji Pjetër Tosku është personi i plagosur nga kjo ngjarje. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Mësohet se forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, shtetasit Mirash Lepuri. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/