28 prill 2014– Një gjykatëse e Gjykatës së Lartë të Bosnjës është lejuar të rikthehet në punë, pavarësisht imazheve, ku shfaqet e shtrirë lakuriq duke marrë rreze dielli në zyrën e saj.
Enisa Bilajac, 35 vjeçe, shfaqej në disa foto duke marrë rreze dielli komplet e zhveshur në zyrën e saj në orët e mëngjesit. Fotot ishin shkrepur nga ndërtesa përballë zyrave të gjykatëses. Mesa duket kjo e fundit nuk shqetësohej shumë për fqinjët përballë.
Menjëherë pas publikimit të fotove, Bilajac u mor në pyetje për sjelljen e saj. Gjykata Superiore e kryeqytetit, Sarajevës, e pati shkarkuar nga puna gjykatësen për dëmtim të imazhit të gjykatës, por tani është lejuar rikthimi i saj në punë.
Gjykatësja pretendonte se ajo e kishte mbyllur derën duke ndaluar persona të tjerë të hynin në zyrë ndërsa bënte banjo dielli lakuriq.
Tashmë që është rikthyer sërish në punë nuk dihet nëse do t’i rikthehet sërish riatualit të saj të mëngjesit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





