Durrës, 28 prill 2014 – Në bashkëpunim me njëri tjetrin vodhën në kasafortën e një lokali në lagjen.4 të qytetit të Durrësit 65 mijë lekë, në datë 19 prill. Një javë pas grabitjes, njëri nga hajdutët është vënë në pranga. Bëhet fjalë për 17 vjeçarin B.K., banor i lagjes nr.4.

Ndërkohë bashkëpunëtori i tij në krim, Ylli Grabovari ende nuk ka rënë në prangat e policisë. Të dy autorët e vjedhjes u identifikuan nga policia, pak kohë pas kryerjes së veprës penale, por prangosja e tyre nuk ishte aq e lehtë. 17 vjeçari B.K. dhe Ylli Grabovari akuzohen për “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/