Itali, 28 prill 2014 – Dentisti Livio Galetini (ne foton poshtë), ish profesor i Universitetit Ateneo, (Universita Telematica Unitelma Sapienza) ka paditur pranë gjykatës administrative TAR në qershor 2013 Luixhi Fratin (Luigi Frati), rektorin e Universitetit” La Sapienza”, universiteti më prestigjoz në Itali. Spas ish profesorit universitar Galetini pikërisht veprimet dhe mosveprimet e rektorit Frati (ne foton kryesore) e vunë atë në kushtet e pamundësisë për të punuar, madje kanë ndikuar edhe në shëndetin e tij.

Në vitin 2011 prof. Galeti u kontaktua nga Universiteti privat shqiptar “Albanian University”(ish Universiteti UFO). Atij iu bë një ofertë për të organizuar në Shqipëri një cikël studimesh pasuniversitare në fushën e dentarisë, duke organizuar në Shqipëri shtatë shkolla për specializim në këtë fushë. Në janar 2012, Prof. Galeti i paraqiti Universitetit “La Sapienza” një projekt për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën didaktike dhe të kërkimeve shkencore. Para se të merrej në konsideratë një propozim i tillë, rektorit Frati i mbërriti një letër anonime. Në letër akuzohej Prof. Galeti si pronar i maskuar i këtyre shtatë institucioneve arsimore të universitetit shqiptar.

Rektori Frati në bazë të këtij denoncimi anonim fillon procedimin administrativ kundër Prof. Galetit me pasojë shkatërrimin e karrierës pedagogjike dhe profesionale të profesorit. Prokurori Francesko Dal’Olio po heton ndër të tjera edhe këtë “Albanian Connection” të rektorit Frati të Universitetit “La Sapienza” të Romës. Prokurori shpreson në një bashkëpunim të frytshëm me autoritetet kompetente shqiptare në këtë drejtim.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/