Itali, 28 prill 2014 – Një 16 vjeçar, nxënës i liceut shkencor “Antonio Meucci” në Aprilia, Itali ëhstë hedhur nga dritarja e klasës së tij, në një lartësi rreth 3 metra. Djali është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve, pavarësisht lëndimeve të marra nuk është në rrezik për jetën.

Sipas shokëve të klasës, 16 vjeçari sapo ishte zënë me të dashurën. Ai ka hyrë në klasë, ka hapur dritaren dhe është hedhur. Policia ka nisur hetimet, por sipas dëshmive të marra mendohet se bëhet fjalë për një tentativë vetvrasje për motive të dobëta.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/