Angli, 28 prill 2014 – Një mësuese është qëlluar për vdekje në një shkollë në Leeds në Britaninë e Madhe. Daily Mail raporton se mësuesja 61 vje0τare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur është deklaruar e vdekur nga mjekët e spitalit, ku ajo u dërgua me urgjencë.

Ndërkohë policia thotë se një 15-vjeçar, nxënës i Corpus Christi Catholic College në Neville është arrestuar. Nuk bëhen ende të ditura shkaqet që e çaun adoleshentin të ndërmerrte këtë veprim.

Pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë mësimi ka vijuar në shkollën në fjalë.

Në këtë kolegj katoligj studiojnë rreth 1000 nxënës të moshës 11 deri 16 vjeç, ndërkohë që stafi pedagogjik përbëhet nga 62 mësues.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/