Tiranë, 28 prill 2014 – Një granatë e hedhur nga persona ende të pa identifikuar në një dyqan konfeksionesh në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet ka ngjallur panik tek qytetarët. Fatmirësisht mjeti plasës nuk ka shpërthyer duke evituar në këtë mënyrë të lënduar dhe dëme materiale në subjektin tregtar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. 

Efektivë të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për çaktivizimin e granatës. Policia ka larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes qytetarët kureshtarë që ndodheshin aty pranë.

Menjëherë më pas policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur pronari i dyqanit, ku u hodh lënda plasëse. Efektivët e rendit janë duke marrë në shqyrtim edhe pamjet filmike të dy kamerave të sigurisë që mund të hedhin dritë mbi identitetin e autorëve të këtij akti.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/