Angli, 28 prill 2014 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Britaninë e madhe. Një zjarr i rënë në një shtëpi ka shkaktuar vdekjen e 5 personave, mes të cilëve dy gra e tre fëmijë. Zjarri ka përfshirë apartamentin e tyre në Sheffield, raporton BBC. Mësohet se fëmijët janë të moshës 9 dhe 7 vjeç, ndërsa më i vogli ishte vetëm 9 javësh. Me fëmijët ka humbur jetën edhe gjyshja e halla e tyre. Sipas dëshmitarëve, gjyshja mund të kishte shpëtuar, por ajo është kthyer në apartament për të nxjerrë fëmijët jashtë, por nuk ia ka dalë.

Një prej fqinjëve shprehet se ajo që ndodhi është një tragjedi, gjëja më e trishtuar që mund të ndodhte.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/