DURRËS, 28 prill 2014 – E diela e 27 prillit 2014 në Durrës mbyllet më një ngjarje sizmike në det, njofton Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Tiranë.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet të lehtë më 27 prill 2014, ora 21:00:50 (GMT) ose 23:00:50 (koha e Shqipërisë +2 GMT) në det, në Gjirin e Durrësit.
Dukuria tektonike ka pasur magnitudë 2,7 të shkallës Rihter, me epiqendër në thellësinë 3 km, në koordinatat 41.25°V, 19.45°L, 14 km në jug të qytetit të Durrësit dhe 8 km në perëndim të plazhit të Golemit.
Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





