E hënë, 28 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Veliaj: Kush preket. Pensionet, skema e re që nis nga 1 janari 2015”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Mandatet e ministrave, flet mjeku që mjekoi Ramën në Burrel: Më premtuan për deputet

–   Pronarët kundër ligjit, të mos shtyhet afati i legalizimeve

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Sigurimi vullnetar, skema e re. Përcaktohet masa e kontributeve si dhe shuma që përfitohet si pension pleqërie”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Paulina Hoti: Lufta e brezave e përçan PD-në, të njihen kontributet

–   Vizita, kryeparlamentari grek: Statusi për Shqipërinë, prioritet për Greqinë

–   Lufta në Siri, babai i Verdi Moravës: Djali im nuk është terrorist, ka shokë të krishterë

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Njihni dy kopilat e rradhës”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ju tregoj si babai i presidentit Nishani me zhvati pronën

–   “Pashallarët e kuq”, zbulohet letra e Mehmet Shehut për Kadarenë

–   Një shënim për “maskat” e bashkëfshatarëve të mi

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Premtim për decentralizim pushteti zbardhet plani për ndryshimet për reformën administrative, por komisioni fillon punën pa opozitën”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Si i fshehu tre kompani gjyqtari Gjin Gjoni

–   Opozita: Ganaj po na sulmon në mënyrë selektive

–   Vrasja në Tiranë, për borxhin 10 mijë euro

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Prapaskenat konspirative të tërheqjes së Visho Ajazit. Kush i “rrëzoi” avionët e drogës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ristani: Mos prisni fakte nga SHISH, informacioni për avionët u pa me zë e figurë

–   Fondi i rajoneve, Qeveria ndan 3.5 miliardë, por veriu merr më pak se 10 për qind

–   Xhihadistët, Prokuroria kërkon të dhëna në Maqedoni e Kosovë

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/