SHBA, 27 prill 2014 – Fejohet më në fund, George Clooney.
Aktori amerikan është fejuar zyrtarisht me avokaten britanike, Amal Alamuddin.
Vetëm pak kohë më parë u bë publike lidhja e tyre dhe tani del se çifti e paska pasur shumë seriozisht.
Lajmi i fejesës së tyre është bërë i ditur nga revista amerikane, “People”, e cila ka publikua dhe një foto të Amal me një unazë diamanti në gisht.
Këto foto janë bërë gjatë një darkë të çiftit me modelen, Cindy Crawford dhe bashkëshortin e saj, në Los Angeles.
Clooney, tashmë 53 vjeç njihet për historitë dhe dashuritë e tij të shumta të cilat asnjëherë nuk zgjasnin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





