E shtunë, 26 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Flet kryeministri, Rama i përgjigjet Blushit: S’kam kohë të fishkëllej”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Tatimi, Shqipëria dhe Kosova me një terminal

–   Nuk i dhanë leje, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës

–   Auditimi përmes KLSH dhe të ardhurat tatimore

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Përgjigje Blushit, Rama: Jo zgjedhje për kreun e PS”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Dëshmitarët: Pamë avionë

–   Vladimir Myrtezai, arti pa mur

–   Vrasje tek “Ali Demi”, qëllohet biznesmeni

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “PD bllokon legalizimet”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Ish- të përndjekurit, 2200 trashëgimtarët që marrin këstin e parë

–   Prefekti fajëson policinë bashkiake për drogën në shkolla

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Marjan Gryka: Berisha financon SHISH kundër Edi Ramës, do destabilizim”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Sherr për ndeshjen, vritet një biznesmen me 8 plumba

–   Vrau saldatorin për të dashurën, gjykata 1.4 vite burg

–   Basha kërcënon: Po bëjnë një gabim, do t’ju kushtojë

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Një një nga ‘15 kopilët’”

–   Faksimilet: Zbulohen dy nga kontratat origjinale që ka fshehur dhe falsifikuar gjykatësi Gjin Gjoni

–   Emra VIP të medias dhe politikës kanë fabrikuar sondazhe?

–   I sinqerti Majko: Kur u akuzova për 5 milion euro nisi… adhurimi

–   Rrugët e Kamzës, dëshmitë e djeshme në gjyqin ndaj Xhelal Mziut

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Fatos Klosi: Shkresa e Visho Likës u porosit për destabilizimin e vendit, mungesa e targës së furgonit dhe numri i avionit sajesë e kreut të SHISH”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Edi Rama: Adriatik Llalla të çojë dosjet në gjykatë, do shkrijmë drejtësinë e kthyer në korporatë, s’kam kohë për fishkëllimat e Blushit

–   Çmontohet shteti paralel i Sali Berishës, PS-LSI çlirojnë nga duart e Nishanit ILDKP, SHIU, KLD, diplomacinë dhe ushtrinë

–   Strukturat e PD nuk njohin Bashën si kryetar, seksionet dhe grupseksionet bojkotojnë analizën e humbjes

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/