25 prill 2014– Është diamanti blu më i madh në botë dhe pa difekte. Ai do të dalë në ankand në datë 14 maj dhe vlera e tij llogaritet rreth 21-25 milion dollarë.
Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve Christie's.
“The Blue” (Bluja) është guri i çmuar sensacional 13.22 karatë. Vetëm gjashtë muaj më parë, u shit për një vlerë prej 35 milion dollarë “The Orange” (Portokallia), diamanti ngjyrë portokalli më i madh në botë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





