Indonezi, 25 prill 2014 – Për pak minuta është menduar më e keqja. Autoritetet kanë dyshuar se një avion Boeing 737-800 ishte rrëmbyer gjatë fluturimit, por për fat të mirë nuk ka ndodhur kështu.

Kompania “Virgin Australia” ka hedhur poshtë zërat se avioni ishte rrëmbyer. Frika për avionin ka lindur pas një incidenti në bord. Sipas një zëdhënësi të kompanisë “Virgin Australia”, një pasagjer i dehur ka tentuar të hyjë në kabinën e pilotimit.

Avioni i nisur nga Brisbane e që do të ulej në aeroportin e Balit ka realizuar një ulje pa probleme. 28 vjeçari australian Matt Cristopher, që tentoi të futej në kabinën e pilotëve është ndaluar dhe po merret në pyetje nga policia indoneziane.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/